Hahn dënon hedhjen e gazit në Kuvend

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 13:54 | Nga

Komisioneri evropian për zgjerim, Johannes Hahn ka dënuar hedhjen e gazit lotsjellës gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

“E dënoj fuqishëm përdorimin e gazit lotsjellës. Një sjellje e tillë nuk ka vend në demokraci. Në këtë ditë të rëndësishme, liderët kosovarë duhet të jenë të përgjegjshëm dhe ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit. Qytetarët e tyre vetëm mund të përfitojnë nga ky hap drejt liberalizimit të vizave”, ka shkruar Hahn në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme