Hahn: KE i përcaktuar ta vazhdojë zgjerimin e Unionit

Prishtinë | 04 Kor 2016 | 15:22 | Nga

Eurokomisionari, Johanes Hahn sot vlerësoi se dalja e një vendi nga anëtarësimi i BE-së nuk do të thotë se është ndërprerë procesi i zgjerimit të Unionit, por se ekzistojnë shumë shkaqe që ai të vazhdojë.

Duke e hapur Forumin e biznesit në kuadër të Samitit për Ballkanin Perëndimor edhe më tej ekziston perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor edhe krahas faktit që BE-ja ka hyrë në fazë të vështirë.

“Ajo që jemi të përballur me daljen e një vendi nuk do të thotë se është fundi me procesin e zgjerimit”, përkundrazi. Ka shumë shkaqe për zgjerim të BE-së, ndërsa Komisioni Evropian është i përcaktuar që ta vazhdojë këtë proces”, theksoi Hahn.

Ai tha se përforcimi i agjendës për ndërlidhjen infrastrukturore të vendeve të rajonit paraqet mundësi të rëndësishme për nxitje të mëtutjeshme të bashkëpunimit, si dhe për përmirësimin e rrethanave për investitorët.

Sipas tij, procesi inkuadrues nuk është vetëm harmonizim i legjislativëve, por është i fokusuar edhe mbi fushën e ekonomisë, respektivisht mbi rritjen ekonomike dhe nxitjen e konkurrencës.

Në procesin inkuadrues, nënvizoi Han, janë shumë të rëndësishëm sundimi drejtësisë dhe zhvillimi ekonomik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme