Hahn: Për vizat, Kosova t’i plotësojë kriteret e mbetura

Prishtinë | 09 Nën 2016 | 12:44 | Nga

Komisioni Evropian ka publikuar raportin për Kosovën, që ndryshe njihet edhe si Raporti i Progresit.

Raporti përmban pasqyrën dhe shënimet kryesore në lidhje me përparimet që ka shënuar Kosova gjatë periudhës një vjeçare, ku theksohen edhe ngecjet dhe sfidat.

Me këtë rast, komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, në një konferencë për media tha se Kosova ka bërë hapa të mirë për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, por sipas tij, është koha që të përmbushen edhe kriteret e mbetura.

Hahn tha se Kosova nuk ka kohë për të humbur, prandaj tha se është koha që të plotësohen edhe dy kriteret e mbetura.

Komisioneri për Zgjerim tha se në Kosovë duhet të tejkalohet tensionimi politik, duhet të forcohet shteti ligjor dhe demokratik, si dhe duhet të ratifikohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme