Hahn: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të jashtëzakonshme

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 17:54 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova tani nuk ka nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kështu tha Komisionari për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministri i Qeverisë Isa Mustafën.

Komisionari Hahn tha se Kosova ka arritur në kilometrin e fundit për liberalizimin e vizave, por janë edhe dy kritere për t’i përmbushur, demarkacioni dhe lufta kudër korrupsionit.

Ai tha se duhet të krijohet uniteti për kryerjen e detyrave që Kosova i ka para vetes.

Kryeministri Isa Mustafa ka shprehur përkushtimin e tij për të përmbushur të gjitha kriteret sa i përket çuarjes përpara të agjendës evropiane, në mënyrë që Kosova të integrohet në BE dhe të fitojë liberalizimin e vizave.

“Jemi të përkushtuar që të ketë sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe joshje të investimeve të huaja”, tha ai.

konferenca

Lexo më shumë:

Të ngjashme