Hahn: Të gjithë ata që kanë treguar suksese në progres, duhet të shpërblehen

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 16:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisionari për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, pas publikimit të dokumentit të strategjisë së zgjerimit dhe raporteve tha se në shkurt është konfirmuar se Ballkani Perëndimor ka të ardhme në BE.

Hahn ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia kanë dhënë sinjale të punës në rrugëtimin e tyre drejtë të ardhmes së tyre në shtëpinë evropiane.

“Ky vendim që kemi marrë ka qenë i bazuar në një analizë shumë të thellë dhe të dyja vendet kanë bërë mjaft gjatë viteve të fundit, prandaj nëse ato me të vërtetë kanë treguar progres, atë duhet ta bëjmë edhe ne”.

“Raporti në përgjithësi është kritik në mënyrë të tij, por është optimist. Është e rëndësishme të theksohet që nuk ka rrugë shumë të shkurtra për t’i përmbushur strategjitë që i kemi. Është e rëndësishme të theksojmë se i gjithë procesi është i bazuar në merita”.

Sipas Johannes Hahn, të gjithë ata që kanë treguar suksese në progres, duhet të shpërblehen, raporton Ekonomia Online.

“Është edhe në interesin e BE-së të krijojë stabilitet, rrjet, lidhje në mes të qytetarëve. Do të shohim shumë shpejt mjete konkrete.  Është shumë e rëndësishme të përmirësohet biznesi dhe klima e investimeve. Perspektiva evropiane bëhet kur kemi marrëdhëne më të mira midis fqinjëve dhe respekt”.

 

 

Të ngjashme