Hajdari: Kosova ka potencial për zhvillimin e turizmit

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 11:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është hapur sot Panairi Ndërkombëtar i Turizmit Kosova 2022 (KIFT). Në këtë panair e pranishme ishte ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe  Tregtisë Rozeta Hajdari.

Me këtë rast, Baki Hoti kryetar i Turizmit të Kosovës, ka thënë se Kosova duhet të promovojë turizmin e saj dhe të marr pjesë me paketat e huaj turistike në vendet e ndryshme.

“Në këtë panair është viti i parë që po e organizojmë. Kemi biznese nga shtatë shtete të rajonit. Panairet janë pikëtakim mes komunitetit që shikojmë mundësinë e bashkëpunimit. Qëllimi kryesor është që Kosova të promovojë sa më shumë dhe të arrij marrëveshje ndërkombëtarë turistike”.

Rrahman Kasa kryetar i unionit turistik shqiptar, ka thënë se në bashkëpunim me shtetin e Kosovës janë duke bërë më të mirën sa i përket bashkëpunimit të turizmit, raporton “Ekonomia Online”.

“Jemi të interesuar për të rritur sa më shumë imazhin e Kosovës. Ne jemi organizuar bashkërisht në turizmin e Kosovës që të promovojmë fuqishëm në tregjet ndërkombëtare, hapësirat mbar shqiptare duke dalur me një paketë të integruar të përbashkët me qëllim që të tërheqim tregjet në vendin ton. Meqë Kosova nuk ka det, por ka të gjitha atraksionet e tjera kulturorë dhe duke i bashkuar me bregdetin e Shqipërisë  përbëjmë një potencial shumë të madh turistik nga i cili mund të përfitojnë gjithë bizneset, gjithë popullsia”, u shpreh ai.

Kryetari i organizatës turistike në Ulqin Gëzim  Hajdinaga, ka thënë se barrierat në kufi janë heq dhe se shumë shpejtë pritët të këtë lehtësim të procedurave tjera.

“Besoj se këta dy minuta nuk mund ta prezantojmë atë që Ulqini mund të jap për Kosovë. Me 1 maj ne kemi hapur sezonin turistik zyrtarisht, atje janë duke pushuar vëllezërit tan më hotelet e bukura. Barrierat i kemi hek. Komunikimi me institucionet në kufi tashmë  është bërë që edhe anëtarët e familjes që nuk kanë dokumente zyrtare mund të hynë me një dokument të thjeshtë identifikimi”, u shpreh ai.

Kurse, ministrja Hajdari ka deklaruar se Kosova ka potenciale për të shënuar progres në fushën e turizmit. “Kosova ka shumë çka për të treguar sidomos nga fusha e turizmit kulturor dhe natyror. Unë si ministre kam vendosur që kjo të jetë një nga prioritetet e ministrisë që unë e drejtoj. Kemi shumë çka të tregojmë sidomos për trashëgimin kulturorë që shteti ynë e ka. Kur kemi një zë të përbashkët në koordinim jemi akter më mirë të koordinuar. Përmes Ligjit të ri që kemi filluar i cila ëshët në lexim të dytë dhe tani do të kalojë, Ne do të kemi më shumë potenciale për bashkëpunim”, ka thënë ajo.

No description available.

Të ngjashme