Hajdari pranon detyrën edhe nga Reçica

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 16:25 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS), Skënder Reçica, i ka dorëzuar kompetencat te ministrja e re e  Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, raporton Ekonomia Online.

Ish-ministri ka njoftuar ministren e re për punët që janë bërë në mandatin e tij.

“Kemi në proces një pjesë të ligjeve në Kuvend, ku një pjesë e tyre kanë kaluar në lexim të parë por fatkeqësisht ndodhi që u shpërbe Kuvendi dhe kanë mbetur pa përfunduar mbarimi i dytë dhe përfundimi në leximin e dytë, siç është ligji i punës, ligji për inspektoratin. Sa i përket reformës pensionale, ne kemi përfunduar punën si ministri dhe e kemi dërguar në qeveri por ajo nuk është miratuar për tu përcjellë më pas në Kuvend”, tha Reçica.

E Rozeta Hajdari ka falënderuar ish-ministrin Reçica për punën që ka bërë për këto vite.

“Ju përgëzoj për punën e bërë deri me tani dhe shpresoj se me kompetencën që e gjej në këtë ministri do të kemi vazhdimin e proceseve që janë iniciuar në qeveri ku shpresoj se do të gjejë bashkëpunim shumë të afërt”, tha Hajdari.

Të ngjashme