Hajdari takoi ambasadorin Kosnett, flasin për zhvillimin ekonomik

Prishtinë | 12 Mar 2020 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett.

Ministrja Hajdari informoi shkëlqesinë e tij, ambasadorin Kosnett, për prioritetet e Ministrisë për të përmirësuar performancën e mirë të ndërmarrjeve publike dhe për të mbështetur NVM-të të cilat janë një potencial i shkëlqyeshëm për rritjen e vendeve të punës dhe konkurrencën e sektorit privat.

Ministrja theksoi eleminimin e barrierave për të bërit biznes, largimin e pengesave për investime, dhe ndërkohë adresoi rishikimin e ligjeve dhe procedurave ekzistuese të bazuara në prova, si dhe sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe me çmim të përballueshëm të energjisë për të gjithë.

Ndër pikat e bisedimeve, Ministrja theksoi nevojën për rritjen e punësimit për të rinjtë përmes rishikimit të politikave të punësimit dhe përmirësimit të efektivitetit të masave aktive të tregut të punës, si dhe mbështetjen për sipërmarrje dhe inovacion; dhe shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës e cila është thelbësore për misionin e Ministrisë.

Shkëlqesia e tij, Ambasadori Kosnett uroi Ministren Hajdari për pozitën e saj të re dhe përsëriti përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur ministrinë në fushën e kompetencave të saj, si një nga ministritë më të rëndësishme për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme