Hajdini nga LDK: Ta ndihmojmë Qeverinë për t’i dalë në ndihmë sektorit privat

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e parë të projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 po vazhdon me deklarimet e shefave të grupeve parlamentare.

Deputeti Shkelzen Hajdini në emër të LDK-së, tha se LDK përkrah rishikimin e buxhetit, meqë me këtë buxhet, Qeverisë iu jepet mundësia të merret me sfidat e krijuara nga Covid-19, pasi ekonomia e vendit është goditur rënd nga pandemia.

“Ne si deputetë duhet të veprojmë përgjegjshëm tani që ta ndihmojmë qeverinë dhe institucionet tona, t’i dalin ndihmë sektorit privat, ngase është shumë e nevojshme tani të veprojmë shpejt në mënyrë që të evitojmë thellimin e krizës ekonomike. Ky rishikim i buxhetit reflekton zvogëlim të shpenzimeve në shumicën e kategorive ekonomike me qëllim të mbështetjes së zhvillimit ekonomik”, tha ai.

Debati për rishikimin e buxhetit po vazhdon nga deputetët.

Të ngjashme