Haki Abazi emërohet kryetar i komisionit për mbikëqyrje të punës së Donika Gërvallajt

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Deputeti Haki Abazi do të mbikëqyr punën e bërë nga ministrja Donika Gërvalla në ministrinë për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Haki Abazi që ka shërbyer si zv.kryeministër në Qeverinë Kurti I, nuk ka marrë asnjë post ekzekutiv në qeverinë e re Kurti II.

Ai mori fare pak vota, dhe mezi ia doli të siguronte një ulëse deputeti mes 58 deputetëve të tjerë të partisë së tij.

Ish shefi i fondacionit “Rockefeller” për Kosovë, megjithatë do të mbikëqyr punën e një komisioni shumë të rëndësishëm parlamentar, shkruan Periskopi.

Zëvendës i Haki Abazit në këtë komision do të jetë Xhavit Haliti, ndërsa zëvendës i dytë Branislav Nikoliq.

Avni Dehari do të jetë anëtar bashkë me Dimal Bashën, Gazmend Gjyshincajn, Fitore Pacollin, Ardiana Musliu Shoshin, Arben Gashin dhe Time Kadriajn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme