Haki Abazi i VV-së ka pasur zyrë në Beograd, zbulon aktivistja republikane

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 00:27 | Nga Ekonomia Online

Evi Kokalari një aktiviste e njohur republikane ka gozhduar në një emision live ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës në qeverinë e Albin Kurtit, Haki Abazin.

Ajo i ka kërkuar atij që të përgjigjet për zyrën e tij në Beograd dhe lidhjet e tij me Serbinë?

“Juve personalisht keni pasur zyrën në Beograd kur punonit për ‘The Rockefeller Foundation’’?, e pyet ajo Abazin në SyriTV.

Abazi tentoj që t’i ikte pyetjes, por Kokalari tha se nuk ka asgjë personale përderisa ai ke qenë zëvendëskryeministër.

“Nuk e di pse duhet të vendosemi në nivelin personal sepse kemi të bëjmë me përmbajtjen dhe jo me simbolikën ku ka qenë zyra’, tentoi t’i ikte pyetjes Abazi, të cilit Kokalari iu përgjigj se ‘’ke qenë zëvendëskryeministër, asgjë s’është më personale”.

Kokalari ka insistuar në pyetjen e saj, se sa vite kishte Abaz zyrën e tij në Beograd.

“Sa vjet e keni pasur në Beograd zyrën tuaj personale, atë dua të di”? Dua të di se ku qëndron politikisht, je nga e majta apo nga e djathta’, shtoi ajo.


Të ngjashme