Haki Abazi: Nuk do të ndalemi kurrë drejt realizimit të qëllimit…

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 00:56 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryministri në detyrë, Haki Abazi, ka reaguar me një postim bukolik pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Në një postim në Facebook, Abazi shprehet se VV-ja nuk do të lodhet kurrë së punuari.

“Ky është vendi ynë, kurrë nuk do të lodhemi si LVV duke punuar për të, kurrë nuk do të ndalemi së shërbyeri pa asnjë kusht drejt realizimit të qëllimit”.

“Faleminderit çdokujt, që përkrah e punon çdo ditë për të ndihmuar që ta kalojmë së bashku këtë sfidë me COVID-19”.

“E ngritja ka kuptim vetëm së bashku. Të shëndetshëm e të fortë, ia dalim çdo sfide në rrugëtimin tonë”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Të ngjashme