Haki Abazi shpreson që Thaçi të arrestohet në Hagë dhe Vjosa Osmani të bëhet Presidente

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Vetëvendosje, Haki Abazi po shpreson që presidenti i Kosovës të arrestohet dhe të mbahet në burgim në Hagë, shkruan Gazeta Metro.

Abazi duke komentuar përplasjen verbale të deputetit të LDK’së, Xhavit Ukajt dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani, ka thënë se nga e hëna situata në Kosovë mund të ndryshon.

Ai po shpreson që Presidenti Thaçi të ndalet në Hagë dhe nga e hëna postin e Presidentit sipas tij ta ushtron Vjosa Osmani.

Krejt në fund Abazi thotë se ka parë në horizont dhe shenja pozitive, duke thënë se ditë të mira po vinë e së bashku me të edhe Qeveria Kurti.

“Halli i Xhavit Ukaj është që pas të hënës Vjosa është e mundur të jetë edhe Presidentja e Kosovës! Kjo e bën shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të pamundur dhe rrjedhimisht zgjedhjet të pakalueshme e shumë të shpejta. Nuk ka nevojë për komplikim, ditë të mira po vijnë dhe bashkë me to edhe qeveria Kurti”, tha Abazi.

Të ngjashme