Haki Abazi thotë se për shkak të Thaçit më 27 qershor fillon shpërbërja e Bosnjës

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka shpenzuar miliona euro për projektin e ndarjes së Kosovës.

Abazi në Facebook ka shkruar se rreziku për vendin po shkon duke u rritur, derisa, ka përmendur projektin për ndarjen e Kosovës.

“Rreziku për vendin po rritet nga Thaçi që ka shpenzuar miliona euro për ta bërë ndarjen e vendit realitet. Dialogu pa strategji e me shumë gënjeshtra në Bruksel ka sjellë izolimin e Kosovës dhe ka ndalur njohjet”, ka thënë ai.

Ish-zëvendëskryeministri ka thënë se dialogu me këtë Qeveri ia mundëson Serbisë që të kthehet në Shtëpinë e Bardhë që ta përplasë Kosovën me shqiptarët në SHBA.

Abazi ka thënë se me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnjës dhe izolimi i shqiptarëve.

“Dialogu pa strategji e me qeveri ilegale në Washington DC ja mundëson Vucicit dhe Serbisë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe do ta përplasë Kosovën dhe shqiptarët me SHBA. Thaçi po e shpërfaq përfundimisht rolin e tij të shërbëtorit të Serbisë. Me 27 qershor fillon shpërbërja përfundimtare e Bosnie Herzegovinës dhe izolimin e shqiptarëve”, ka thënë Abazi.

Rreziku për vendin po rritet nga Thaçi që ka shpenzuar miliona euro për ta bërë ndarjen e vendit realitet.Dialogu pa…

Gepostet von Haki Abazi am Dienstag, 16. Juni 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme