Haki Abazin e përzënë nga një lokal në Drenicë me thirrjet “Thaçi” dhe “PDK”

Prishtinë | 10 Shk 2021 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i VV-së, Haki Abazi, është filmuar nga disa qytetarë në Komoran të Drenasit derisa ish-zëvendëskryeministri ishte në lokal, por pastaj Abazi doli nga lokali, shkruan Express.

Arsyeja pse Abazi nuk qëndroi në lokal është për shkak se disa qytetarë filluan duke thirrur në drejtim të tij akronimet PDK dhe emrin e ish-presidentit Thaçi.

“PDK, PDK, PDK… Thaçi, Thaçi, Thaçi”, kanë thirrur qytetarët në drejtim të Abazit.

Krejt në fundit, dikush i ka bërtitur Abazit “Jashtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme