Haki Rugova tregon se a do të kandidojë sërish për kryetar të Istogut

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Kryeqyteti është vendi ku është përqëndruar vëmendja maksimale e partive politike dhe shumica prej tyre i kanë zyrtarizuar kandidaturat me përjashtim të LVV-së dhe PDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës garon për të parin e Prishtinës me artitektin, Përparim Rama.

Ndërkohë edhe në pesë komuna të tjera janë zyrtarizuar kandidaturat nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por në një tjetër komunë që udhëhiqet nga LDK-ja, komunën e Istogut, nuk dihet ende kush do të kandidojë.

Kjo komunë aktualisht udhëhiqet nga ish-nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova.

I pyetur nga “Gazeta Blic” se a pritet dhe a ka ambicje të kandidojë sërish për kryetar të Istogut, Rugova u përgjigj kështu.

“Nuk është çështje dëshirash kandidmi por çështje nevojash, dhe të shohim” tha shkurt Rugova.

Rugova duke komentuar edhe kandidaturën e Përparim Ramës në kryeqytet tha se është pro tij por pa dhënë shumë komente.

“Jam pro asaj kandidature  dhe smundet të them asgjë më shumë” deklaroi ai.

Qytetarët e Kosovës pritet t’u drejtohen sërish kutive të votimit në muajin tetor për të zgjedhur drejtuesit lokalë.

Ende nuk ka një datë konkrete se kur pritet të mbahen zgjedhjet, pavarsisht se ka patur bisedime mes krerëve të aprtive politike dhe Presidentes Osmani. 

Të ngjashme