Halil Matoshi emërohet zëvendësministër në Qeverinë Hoti

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Analisti dhe ish-gazetari, Halil Matoshi ka marrë një pozitë të re në Qeverinë Hoti, ku do të jetë zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi ku janë publikuar emrat e 22 zëvendësministrave të rinj në Qeverinë e Avdullah Hotit.

Matoshi tashmë do të shërbejë si Zëvendësministër i MKRS’së.

Kujtojmë se i njëjti gjatë qeverisjes së kaluar ka qenë këshilltar i ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Të ngjashme