Halil Matoshi ka shpenzuar vetëm 3808 euro

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 23:58 | Nga Ekonomia Online

Ish-gazetari Halil Matoshi, këshilltari i tanishëm politik i Ramush Haradinaj, ka harxhuar vetëm 3808 euro nga buxheti i shtetit për mëditje, akomodim, bileta…

Si mëditje ai ka marrë 1 mijë e 807 euro, për bileta ka shpenzuar 830 euro, për akomodim 760 euro, ndërsa për shpenzime të tjera ai ka përdorur vetëm 410 euro.

Matoshi nuk ka harxhuar asnjë cent nga buxheti për shpenzime telefonike dhe kredit kartelë, shkruan Insajderi

Gazeta Insajderi bazuar në kërkesën për qasje në dokumentet publike, ka siguruar shpenzimet e Ramush Haradinajt dhe gjithë kabinetit të tij për periudhën shtator 2017-gusht 2019.

Mediet kanë raportuar për shpenzimet që ai 41 vartësit kanë bërë për dreka zyrtare – e që shumë e përgjithshme shkon mbi gjysmë milion euro.

Të ngjashme