Halil Matoshi mund t’i bashkohet LDK-së ose AAK-së

Prishtinë | 06 Maj 2017 | 23:39 | Nga

Analisti politik dhe gazetari shumëvjeçar Halil Matoshi si duket është shumë afër që t’i hyjë aktivisht politikës.

Burime të afërta me të kanë mësuar se Matoshit i kanë ardhur dy oferta nga parti të ndryshme politike në Kosovë, për t’u bërë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Matoshi, njërën nga këto oferta e ka marrë nga subjekti politik i dytë më i madh në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Interesim për ta pasur në listën për deputetë në zgjedhjet e ardhshme nacionale ka shfaqur edhe subjekti politik i Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kolumnisti Halil Matoshi herën e fundit si kandidat për deputet ka qenë në listën e subjektit politik Fryma e Re (FER).

Ai njihet si mbrojtës i madh i idesë se Kosova nuk duhet të bashkohet me Shqipërinë sepse, sipas tij, kosovarët tashmë e kanë identitetin e vet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme