Halimaj dhe Grubi diskutojnë përgatitjet për mbledhjen e përbashkët Kosovë- Maqedoni e Veriut

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi ka zhvilluar një takim me homologun nga Maqedonia e Veriut Artan Grubi, ku është diskutuar për mbledhjen e përbashkët ndërmjet dy qeverive e cila do të mbahet më 25 janar të vitit 2021.

Balaj- Halimi përmes një postimi në Fcebook, tha se janë dakorduar për nënshkrimin e disa marrëveshje, ndër të cilat do të jetë edhe ajo për një pikë të përbashkët kufitare.

Positimi i plotë i saj:

Sapo përfunduam një takim jashtëzakonisht përmbajtësor në Shkup, me zv-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, më të cilin biseduam për organizimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive tona, e cila do të mbahet më 25 janar të vitit 2021.

Bashkërisht u dakorduam për një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve që do të nënshkruhen në këtë mbledhje, nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e dy vendeve dhe bizneset.

Po punojmë shumë që më 25 janar të nënshkruhet në mënyrë solemne marrëveshja për një pikë të përbashkët kufitare.

Poashtu do të ketë një marrëveshje për studim fizibilitetit të rrugës Prizren-Tetovë, si dhe marrëveshje tjera në fushën e arsimit, kulturës, rinisë dhe turizmit.

Jam jashtëzakonisht e kënaqur që në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ekziston vullnet shumë i madh për të bashkëpunuar me Kosovën si dy vende fqinje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme