Halimi: Dyshojmë për shantazhim të simpatizantëve të PDK-së nga LDK-ja

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Lipjan, nëpërmjet në një konferencë shtypi, të premten, ka njoftuar se ka nisur procesin e brendshëm zgjedhor për zgjedhjen e kryesisë së re të degës dhe nëndegëve nëpër fshatra.

Sipas PDK-së, komisioni zgjedhor në këtë subjekt shpeshherë po has në disa simpatizantë, të cilët po i frikësohen partisë në qeverisjen lokale (LDK) për të marrë pjesë në këtë proces, shkruan sot Koha Ditore.

Selvie Halimi, ushtruese e detyrës së kryetarit të PDK-së, Dega në Lipjan, nëpërmjet kësaj konference ka thënë se gjatë përgatitjeve në procesin zgjedhor po hasin në komente të ndryshme nga qytetarët të cilët janë në marrëdhënie pune në arsim, shëndetësi, administratë komunale etj. po tregojnë një lloj frike që të jenë pjesë e procesit të brendshëm zgjedhor.

Sipas saj PDK-ja i ka ftuar simpatizantët, të cilët mund të jenë pjesë e procesit zgjedhor dhe mund t’u kontribuojnë qytetarëve.

Nga ana tjetër, Sefer Tasholli, sekretar i LDK-së, Dega në Lipjan, nëpërmjet telefonit ka thënë se nuk i komentojnë deklaratat dhe konferencat e PDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme