Halimi për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: Mediat e gazetarët në vendin tonë, fatkeqësisht çdo ditë përballen me mjedis armiqësor, sulme e kërcënime

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi përmes një postimi në facebook në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shkruar se mediat e gazetarët në vendin tonë, fatkeqësisht çdo ditë përballen me mjedis armiqësor, sulme e kërcënime

“Këtë fakt edhe më shqetësuese e bënë kur këto sulme vijnë nga pushteti. Organizatat ndërkombëtare si dhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth lirisë së shtypit në Kosovë, duke potencuar se gazetarët po përballen me kërcënime e frikësim gjatë ushtrimit të punës së tyre”.

Halimi ka shkruar se të gjithë së bashku duhet të angazhohemi fuqishëm në respektimin dhe vlerësimin e kësaj lirie, si një nga shtyllat kryesore për një demokraci të mirëfilltë.

“Ditët si kjo t`na shërbejnë si çast reflektimi për krijimin e sigurisë së gazetarëve e ngritjen e vetëdijes së të gjithëve karshi rolit të rëndësishëm që kanë gazetarët në vendin tonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme