Halimi: Qasje e ministres Haxhiu nuk i ndihmon parandalimit të rasteve abuzive

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi, ka reaguar lidhur me postimin në rrjete sociale të një rasti të dhunimit nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Halimi e ka quajtur këtë veprim të Haxhiut të përçudshëm.

Ajo tha se qasje e ministres është e gabueshme dhe kjo nuk i ndihmon parandalimit të rasteve abuzive.

“Postimi i rasteve nga Ministrja e Drejtësisë të përçudshme. Ministrja do të duhej të hartojë politika mbi rezultate të hulumtimeve të detajshme, të organizoj takime me prokurorë, gjyqtarë e organizata të shoqërisë civile. Qasja e saj tërësisht e gabueshme, ndjellë frikë dhe aspak nuk i ndihmon parandalimit e raportimit të rasteve të abuzimeve e dhunimeve seksuale”.

“Fushatat vetëdijësuese krijohen nga profesionistët ku përfshihen të gjithë akterët, jo statuse të pamenduara mirë për efektet e saja! Statusi i saj nuk është asgjë tjetër, pos përpjekje për të demonstruar fuqinë e pushtetit!”.

Të ngjashme