Halitaj: Haradinaj duhet ta refuzoj ftesën e Thaçit!

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 15:25 | Nga

Opinonisti Agron Halitaj, konsideron se i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj duhet ta refuzoj ftesën e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për takim konsulativ para caktimit të datës së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi që sipas Halitaj, i nominuari për kryeministër i koalicionit PAN duhet ta kuptoj se Thaçi po ia shtron “tepihun e kuq”, siç ia kishte shtruar në aeoport kur ishte kthyer nga Haga.

Bazuar në këto rrethana, ky opinonist parasheh “djegie” të Haradinajt nëse ky i fundit pranon të jetë pjesë e këtij takimi.

Statusi i plotë i Halitajt në rrjetin social Facebook:

Haradinajt po i shtrohet sërish “tepihu i kuq”

Nëse dikush prej liderëve politikë duhet ta refuzoj ftesën e presidentit Hashim Thaçi për takim konsultativ para caktimit të seancës konstituive të Kuvendit, ai duhet të jetë Ramush Haradinaj.
Si pretedent kryesor për kryeministër, ai duhet ta kuptoj se Thaçi po ia shtron “tepihun e kuq”, siç ia kishte shtruar në aeoport kur qe kthyer nga Haga.
“Djegia” për herë të dytë nga i njëjti person është gabim që nuk i falet një politikani që mëton ta qeverisë një shtet.
Nëse shkon në takim, Haradinaj duhet ta përgatis vetën që kreu i shtetit do të hap shtigje të reja për krijimin apo edhe për bllokimin e institucioneve duke e nxjerr atë jashtë loje si kandidat potencial për kryeministër.

 

 

Të ngjashme