Haliti: 24 marsi i 99-ës ndër datat më të veçanta historike

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 14:25 | Nga

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti theksoi se 24 marsi i vitit ‘99 shënon një nga datat më të veçanta historike të Kosovës dhe kombit shqiptar.

Ai në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan se fushata e bombardimeve e paraprirë nga përpjekjet e shumta, lufta çlirimtare dhe sakrificat e panumërta të popullit shqiptar u hapi rrugë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e Halitit në Facebook:

“24 marsi i vitit ‘99 shënon një nga datat më të veçanta historike të Kosovës dhe Kombit shqiptar; atë të nisjes së sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave serbe dhe shtrirjen e luftës çlirimtare të UÇK-së në Dukagjin.

Fushata e bombardimeve, e paraprirë nga përpjekjet e shumta, lufta çlirimtare dhe sakrificat e panumërta të popullit shqiptar, i hapi rrugën lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme