Haliti: Asnjë parti nuk do të dalë fituese nga debati për demarkacionin

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 14:24 | Nga

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, duke folur për çështjen e demarkacionit, ka theksuar se ndonëse ai ka një qëndrim krejtësisht personal rreth kësaj teme, ballafaqimi në mes kampeve politike për këtë temë, nuk do ta nxjerrë një fitues.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se përballë e kanë një marrëveshje të nënshkruar të Kosovës me Malin e Zi, për demarkacionin e kufirit.

Në anën tjetër, sipas Halitit, Mali i Zi është anëtar i NATO-s, dhe ne po themi se jemi miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe perëndimit, andaj kundërshtimi i marrëveshjes nënkupton një mospajtim me një anëtar të kësaj organizate.

“Nëse jemi miq dhe pretendojmë të jemi të tillë më këto mekanizma, duhet pasur kujdes në deklarime, sepse në politikë nuk i marrim parasysh shumë faktorë që veprojnë brenda dhe jashtë nesh. Ne sot mund të bëjmë deklarime që nesër mund të jenë boshe dhe shterpe dhe që nuk na qesin asgjë në dritë. Ne kemi pasur një debat për demarkacionin, që për pak sa nuk prodhoi luftë qytetare dhe kemi pasur përplasje shumë të madhe politike. Janë disa çështje për të cilat duhet të vendosen mbi bazën e një racionaliteti politik, duke respektuar interesat e Kosovës dhe regjionit. Nuk mund ta insistosh në diçka që nuk mund ta realizosh”, ka shtuar Haliti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme