Haliti: Ende s’kemi kandidat për kryetar të Kuvendit

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 12:14 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se ende nuk kanë vendosur se kush do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit.

Megjithatë, ai ka thënë se kjo përgjegjësi i takon kyretait të partisë, e që është Kadri Veseli, raporton Ekonomia Online.

“Ne nuk kemi akoma asnjë emër, por nga aspekti i përgjegjësisë në parti e koalicion funksionet qysh janë ndarë i takon Veselit kuvendi. Unë po them se do të zgjidhet”, ka thënë ai.

Emri i Halitit të PDK-së është përmendur si kandidat i mundshëm për kryeparlamentar, nëse Veseli nuk e do këtë pozitë.

I pyetur nga gazetarët nëse i kanë numrat, Haliti është plrgjigjur: “Nuk i kam në xhep, por deputetët do të votojnë”.

Këto komente Haliti i bëri pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovë. Ai ka uruar deputetët e rinj, ndërsa beson se do të përdorin mandatin për interesat e vendit.

Të ngjashme