Haliti i uron suksese Qeverisë në çkapjen e shtetit: Keni akuzuar vazhdimisht

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 12:24 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti nga PDK-ja Xhavit Haliti tha se programi qeverisës mbetet program dëshirat derisa nuk shpreson në realizimin e tij, raporton Ekonomia Online.

Ai uroi që Qeveria të çkap shtetin pasi që vazhdimisht ka akuzuar qeveritë e kaluara.

“Këto dy ditë edhe më herët në mediume kam përcjellë mendimet për programin por po më duket se nuk është i grumbulluar akoma”.

“Kam menduar se vërtetë si Qeveri do të vinte jo me një program i cili mund të mos realizohet siç ka ndodhur në qeveritë e fundit, por kam menduar që do të bisedojmë bashkë për zhvillimin e Kosovës në të gjitha fushat”.

“Tani po e shoh një kabinet me deputetë që kanë qenë në sallë dhe nuk e di çfarë asistence ka pasur programi pasi që është më shumë shprehjesh dëshirash se sa prezantim dhe në çfarë forme do t’i realizojë ato”.

“Uroj që ta keni suksesin dhe ta bëni këtë çkapjen e shtetin që na keni akuzuar krejt kohën, por s’po e shoh të realizuar sepse vettingun institucional po bëhet me asistencë ndërkombëtare”.

Të ngjashme