Haliti: Kosovarët që kanë “probleme” mos të lëvizin nëpër Serbi

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 14:27 | Nga

Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë Kuvendit të Kosovës, duke folur në lidhje me arrestimet e fundit të shtetasve kosovarë nga Serbia, e ka pranuar se Kosova e ka të pamundur ta imponojë politikën në Serbi.

Në një deklaratë për medie pas mbledhjes së Komisionit për Stabilizim-Asociim, Haliti vetëm iu sugjeroi shtetasve të Kosovës “të cilët kanë probleme” t’i shmangin lëvizjet në Serbi.

“Serbia e bën politikën e vet brenda shtetit të vet, Kosova e ka të vështirë ta imponojë politikën në Serbi. Të paktën njerëzit që e finë qe kanë probleme mos të lëvizin nëpër Serbi,” tha Haliti.

Ndërsa në lidhje me strategjinë diplomatike të Kosovës, Haliti u shpreh se diplomacia kushton dhe nuk mund të zhvillohet me Facebook.

“Nuk mund të zhvillosh diplomaci, t’i kërkosh takim ni diplomati a deputeti e të shohësh a po ta paguan ai kafen se s’ke lekë me vete. Diplomacia kushton, e diplomacia duhet ta ketë buxhetin e vet. Diplomacia nuk zhvillohet me Facebook,” ka shtuar Haliti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme