Haliti: Kosovën jemi duke e dëmtu ne, duke përfshirë edhe grupet parlamentare që nuk janë sot këtu

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 19:41 | Nga Emine Shehu

Gjatë vazhdimit të seancës për dialogun me Serbinë, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se të metat e shtetit janë të metat e të gjithëve dhe jo të presidentit apo vetëm të deputetëve, duke u përgjigjur kështu akuzave që u bënë sot gjatë kësaj seance nga disa nga deputetët për presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Ai tha se dëmtuesit e vërtetë të vendit janë vetë ata, ndërsa bëri thirrje që kryetarët e grupeve parlamentare bashkë me presidentin të bisedojnë jashtë mediave dhe të gjejnë një konsensus të përbashkët.

“Të metat janë tonat, gabimet 90% janë tonat, jo veç të Qeverisë, jo veç të presidentëve por të gjithë neve që nuk kemi ditë me bë politika të shtetit dhe me ditë se çka mund të flasim në Kuvend në raportet për të cilat notat më negative i ka marrë ky Kuvend dhe neve si politikanë”, raporton Ekonomia Online.

“S’ka shancë me sulmu Serbia Kosovën. Kosovën jemi tu e dëmtu ne, kosovarët duke përfshi edhe grupet paralemntare që nuk janë sot këtu”.

“Duhet të gjenden rrugë, edhe me presidentin, që të ulen partitë politike e edhe ai të sqarojë pjesën që i takon. Të sqarojë dhe të sqarohemi me njëri tjetrin, pa bisedu menjëri tjetrin, duke u gjuajt nga lart, duke e paragjyku njëri tjetrin, me argumente dhe pa argumente dhe pa i trajtu të gjitha temat që janë të domosdoshme për t’i trajtuar dhe për t’i realizu si institucione të Kosovës, ata që janë të interesuar të na mbajnë në këtë gjendje, do të vazhdojnë të na mbajnë edhe thikat tjera të ngatërresave edhe më të mëdha mes nesh dhe në fund humbja do jetë e jona”, raporton EO.

“Po du me iu lut, së pari kryetarët e grupeve parlamentare, së dyti presidentin e Republikës, së treti grupet që mund të asistojnë dhe të jenë prezente në një takim, të hapni kartat dhe zotohuni që nuk i nxjerrni nëpër media si të dilni prej atje”.

“Askush më shumë nuk është duke punuar kundër nesh, se sa ne kundër vetvetes”.

Haliti ka thënë se kushdo që ka argumente mbi akuzat që u hodhën për presidentin Thaçi, t’i adresojnë ato në organe përkatëse.

“Nuk e kam ditë se krahas Qeverisë, se opozita dëshiron ta rrëzojë, tani ta shpallë edhe një armik të tmerrshëm që e ka tradhëtu Kosovën, e ka tradhëtu kombin, e ka përçarë skenën politike dhe çka s’paska bërë dhe ky njeri është një njeri, e paska emrin Hashim Thaçi. “Kushtetua dhe legjislacioni parasheh rregulla që parlamenti dhe gjykata mund ta thërrasë në përgjegjësi se ku e ka shkelur Kushtetutën, presidenti Thaçi. Nëse dikush ka argumente, edhe unë mund ta qes firmën për ta shqyrtuar tradhtinë e Thaçit në Gjykatën Kushtetuese edhe në Kuvend”.

“Nuk jemi aq të fortë sa po prezantojmë ne, nuk jemi ata që i vendosim çështjet që kanë të bëjën me të ardhmen e Kosovës në mënyrën qysh ne dëshirojmë ose qysh ne po diskutojmë”.

“Unë nuk kam konstatu që z. Hashim Thaçi në Rambuje ka tradhëtu najsen, ndoshta ne edhe me pasë deshtë nuk e kishim lënë, nuk e kish lënë as interesi i Kosovës, por ka qenë në nivel të një atdhetari të madh, të një patrioti të madh, të një njeriu që vërtetë është përplasë edhe me neve, është përplasë edhe me delegacionet e huaja”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme