Haliti me vërejtje për buxhetin, thotë se është e paqartë se si do të rritet ky buxhet

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 16:56 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar me seancën e rregullt plenare, ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2019.

Nënkryetari i kuvendit, Xhavit haliti, pati vërejtje për buxhetin ngase siç tha ai për të është e paqartë se si do të rritet ky buxhet. Ndërsa, ka kritikuar kabinetin qeveritar për mos prezencën e tyre.

“Në çdo legjislaturë kur miratohet buxheti dhe kur diskutohet buxheti, zakonisht ministrat janë rresht të rreshtuar mbrapa kryeministrit. Fatkeqësisht nuk e kemi këtë gjendje, por kemi katër përfaqësues të grupeve parlamentare, por nuk i kemi ministrat të cilët duhet të japin llogari dhe të sqarojnë lidhur me buxhdtin”,

“Dëgjova që do të rritet buxheti dhe është e arritur por desha ta kem një qasje tjetër me këtë ne po flasim për rritje të buxhetit por ne s’patëm një raport të saktë se si do të rritet. Unë kam vërejtje të mia se cila është gjendja reale në raport shtet- taksapagues dhe shtet- tatimpagues”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se dëshiron të dijë se cila është ndërhyrja shtetërore e ATK-së në raport me ata që nuk paguajnë taksa dhe tatime.

“Pse nuk ndërmerr shteti ndëshkime ndaj atyre që abuzojnë. Nuk e kam të qartë cili është rezultati. Çka është gjendja tek ndërmarrjet e mëdha private që abuzojnë me punëtoret e tyre dhe e shfrytëzojnë atë pjesën, kemi rrogën minimale 170 euro. Shumica e ndërmarrjeve i paguajnë me 170 euro përmes sistemit bankar dhe pjesën tjetër në zarf për të mos i paguar shtetit taksë. Mos t’i përmendi me emra se po del gjizë. Ndoshta ka nevojë që qeveria të miratojë një ligj lidhur me këtë variant apo abuzime me buxhetin e shtetit. Kemi një situatë jo të rregullt sa i përket kontrollit të ushqimit”, tha Haliti.

“Mendoj që është e obligueshme të shohim mundësinë e lidhjes së një projekti me ujësjellësin nga Shqipëria, që ta furnizojë edhe Kosovën me gaz për ta penguar dëmtimin e pyjeve dhe përmes saj do sigurohej mbrojtja e qytetarëve”, tha ai.

Haliti pati vërejtje edhe për autostradën Prishtinë-Pejë.

“Autostrada Prishtinë- Pejë është shndërruar në një, çfarë të them, por aty s’ka siguri askush sepse autostrada është e lidhur me shtëpia. Unë nuk e di që ka një autostradë të tillë në botë.  Sa i përket çështjes së doganave, ju e dini sa është kontrolli i qarkullimit të mallrave dhe po besoj do merrni masa më të mëdha. Sa i përket buxhetit për arsim që u tha se është rritë, ne e dimë se në shumicën e rasteve po prodhojmë kartonë e jo diploma, prandaj ne përmes një sistemi ti mbështesim studentët me 10 me buxhet”, tha Haliti.

Ministri i Infrastrukturës, Pal lekaj, ka thënë se pajtohet me nënkryetarin lidhur me autostradën.

“Sa i përket autostradës mendoj që është histori më vete dhe pajtohem plotësisht me atë që tha nënkryetari”, tha ai.

Të ngjashme