Haliti: Memli Krasniqi është rritur në PDK, do të kontribuojë në fuqizimin e partisë

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 10:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, tha se kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie, Memli Kransiqi është rritur në PDK, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, me përvojë e marrë ai do të kontribuojë fuqishëm në rritjen e partisë.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë edhe ndonjë kandidatë tjetër për kryetar.

“Është rri në parti, ka ardhur si i ri nga përvoja që e ka krijuar do të kontribuojë fuqishëm në rritjen e partisë”.

“Unë po besoj që udhëheqja e re e PDK-së, do të krijojë ekip të fuqishëm që do të jetë në gjendje të punoj dhe të veproj në gjithë Kosovën për ta fuqizuar drejtimin e partisë dhe për tu përgatitur për betejat politike, për të fituar zgjedhjet e ardhshme dhe për të bërë një opozitë të fuqishme në Parlament”.

Të ngjashme