Haliti nuk i ndal replikat me deputetët e VV-së: Rri qaty se s’po të vetë kërkush – unë jam kryetar i Kuvendit

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, teksa është duke e udhëhequr seancën për “fondet pensionale që kanë mbetur në Serbi”, ka pasur një përplasje me deputetin e VV-së, Sami Kurteshi.

Kjo pasi në momentin kur Haliti mori fjalën nga foltorja e kryetarit të Kuvendit, deputeti i VV-së, Sami Kurteshi, nuk ishte i pajtimit, shkruan Gazeta Blic.

Kurteshi tha që Haliti, nuk ka të drejtë që të flasë dhe të jep komente nga ajo karrike, teksa mori një përgjigje të ashpër nga nënkryetari i Kuvendit, Haliti.

Haliti i tha Kurteshit, se tani për tani është kryetar i Kuvendit, pasi që po udhëheq me seancën që është duke u mbajtur.

“Mirë de unë kam drejtë me diskutu. S’po të pyes ty. Unë e kam diskutimin tim, ti e ki tandin. Ty spo të pëlqen, mu po më pëlqen. Në foltore dhe mikrofon temin jam ka flas. Unë kam drejtë të diskutojë, se qitash jam në postin e kryeparlamentarit. I kam minutat e mi me folë”, i tha Haliti, deputetit Kurteshi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme