Haliti: Nuk ka probleme brenda koalicionit qeverisës

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 13:38 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, iu është kundërpërgjigjur deklaratave të opozitës që brenda koalicionit qeverisës ka krizë, duke thënë se nuk ka dëgjuar që ka probleme.

Këto komente ai i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Zgjedhjet e parakohshme bëhen kur nuk ka kuorum dhe kur prishet koalicioni. Gjithmonë kemi pasur deputetë të mjaftueshëm për votimin e projektligjeve dhe nuk ka pasur sabotim”, ka thënë Haliti.

Ndërsa për kthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës pas gjashtë muajsh ai tha se është sukses për Parlamentin e Kosovës.

“Ata mund t’i përfaqësojnë interesat e serbëve vetëm duke qenë në institucione. Shpresoj se ata duhet ta dinë që jetën e kanë këtu dhe duhet të bashkëpunojnë”, ka thënë ai.

Haliti ka treguar se i kanë ndarë mbledhjet në dy seanca njëra të enjten ku do të shqyrtohen projektligjet. Ndërsa për të premten do të ketë dy interpelanca dhe një debat.

Ndërsa interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa është shtyrë.

Të ngjashme