Haliti: PAN-i i ka siguruar votat

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 19:52 | Nga

Xhavit Haliti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka thënë se ka informacione se “janë siguruar numrat” e nevojshëm për votimin e kryetarit të Kuvendit dhe të Qeverisë.

“Kam informacion se kanë arritur t’i sigurojnë numrat, më shumë nuk di, sepse jam në pushim”, ka thënë Haliti, për Lajmi.net..

Klan Kosova mbrëmë ka raportuar për një takim të disa përfaqësuesve të PAN-it me përfaqësuesit e AKR-së.

Burime të Klan Kosovës brenda Partisë Demokratike të Kosovës bëjnë të ditur se në një takim të zhvilluar në periferi të Prishtinës është arritur pajtim mes palëve për të formuar qeverinë së bashku.

Sipas të njëjtit burim, PAN është pajtuar t’i japë AKR-së ministritë që i ka kërkuar për t’u bërë pjesë e qeverisjes.

Në këtë takim raportohet se është përmendur edhe një premtim që vet Behgjet Pacolli i kishte bërë Ramush Haradinajt, kandidatit të PAN-it për kryeministër, derisa ky i fundit ishte në mbajtje në Francë.

Raportohet se Pacolli i kishte premtuar Haradinajt në Francë se po t’i duhej përkrahja e tij për kryeministër të qeverisë së ardhshme, atëherë ai do ta përkrahte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme