Haliti: PDK nuk qëndron në Kuvend kur të propozohet Osmani për presidente

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Xhavit Haliti, nënkryetar i PDK-së dhe deputeti i zgjedhur nga kjo parti ka konfirmuar se partia të cilës ai i takon dje ka marrë vendim unanim që mos të merr pjesë në seancën e Kuvendit ku do të shpaloset kandidatura për president, respektivisht kandidatura e Vjosa Osmanit.

“Vjosën e kom pas kolege edhe në kohën kur ka punuar në kabinetin e zotit Sejdiu. Ka përvojë legjislative, por politika i ndanë njerëzit dhe partitë ka qëndrime të kundërta”, ka thënë Haliti.

Sipas tij, nëse Lëvizja Vetëvendosje i merr tri pozicionet më të rëndësishme të shtetit, atëherë nuk mund të themi se kemi shtet demokratik.

“Pse duhet lënë pozitën e presidentit për opozitën, ose të kemi një president konsensual. Në vijmë nga një mëndesi e tillë politikë, që domosdoshmërisht duhet ta shkatërrojmë kundërshtarin, mos ta përfillimin dhe të ndërtojmë të vetëm institucionet”, ka thënë Haliti.

“Nëse duam ta zbatojmë një rregull që e ka imponuar Kushtetuesja, duke e kushtëzuar qëndrimin e deputetëve në seancë, mendoj se deputeti duhet të prezent në çdo situatë në Parlamentin e Kosovës, përjashtuar disa raste të caktuar nëse nuk janë dakord me atë që ndodh”, ka thënë Haliti.

Të ngjashme