Haliti: Pushteti aktual s’po i do të gjallë komandantët e UÇK’së

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se s’do duhej të kishte festë për çlirimin e Kosovës, pa u përmendur kontributi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haliti deklaroi se pushteti aktual nuk po i do komandantët e gjallë të UÇK-së, për shkak të xhelozive politike.

”Nuk mund të ndodhë edhe një çlirim i ri, siç po pretendojnë disa. Është meritë e jashtëzakonshme e UÇK-së e cila për herë të parë në historinë e Kosovës, ka arrirë të realizojë një kryengritje ose një luftë të armatosur, të përmasave që se ka pa asnjëherë kombi shqiptar”, tha ai për Klan Kosova.

”Nuk kanë frikë, xhelozirat politike janë këtu. Xhelozirat në raport me autoritetin, dhe frika mos këta rikthehen në pushtet”.

Haliti po ashtu tregoi se a ka festë të çlirimit pa u përmend kontributi i UÇK-së.

”Nuk e besoj që ka budallenj që mund të bëjnë festë të çlirimit pa e përmend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Sepse UÇK-në, e përmend edhe NATO-ja, e përmendin edhe ShBA-të, e përmendin të gjitha shtetet aleate, kontributin e UÇK-së”.

”Nuk e besoj që do duhej të bëhej ndonjë festë për çlirim, pa u evidentua pjesa më sublime e kombit shqiptar. Por, me demokraci, e drejta me ia mohu të arriturat e dikujt, nuk është e ndaluar. Mund të mos e dojë siç ka raste, siç ka raste gjatë luftës që nuk e kanë deshtë UÇK-në…Edhe sot, një pjesë e madhe që flasin për UÇK-në, flasin për komandantët e ushtarët që janë vrarë në luftë, por nuk duan këta që janë të gjallë sot”.

Të ngjashme