Haliti: Rrëzimi i murit në veri mund të implikojë reagime të pakontrollueshme

Prishtinë | 07 Jan 2017 | 10:01 | Nga

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se sa i përket dialogut duhet t’i përmbahemi rregullave të lojës.

“Nuk mendoj se dialogu duhet të ndërpritet dhe veprimi i matur i Qeverisë për të mos e rrëzuar murin është i arsyeshëm. Rrëzimi i murit mund të implikojë reagime të pakontrollueshme dhe kjo nuk është mirë”.

Në një bisedë për televizionin publik ai tha se nuk beson se muri do të rrezohet deri me 20 janar.

Transformimi i FSK-së duhet të behet ne bashkëpunim me Listen Serbe. Ne duhet t’i bindim ata që të jenë pjesë e këtij transformim dhe se ata duhet të largohen nga ndikimi i Beogradit, ka vazhduar ai.

“Të ndërtojmë një forcë të armatosur e cila do të ishte e zonja të përballet po e them në thonjëza me ndonjë nga shtetet fqinje të cilat janë të përgatitura shumë dhe kanë kohë që janë të përgatitura dhe kanë mjete të të gjitha llojeve. Mund të them që në momentin që pjekën kushtet dhe NATO të jep pëlqimin atëherë edhe NATO edhe Qeveria edhe qeveritë perëndimore do të analizojnë situatën dhe do të kenë mirësinë që ta ndihmojnë Kosovën”.

Gjykata Speciale do të fillojë funksionimin. Tani është vonë për ta kundërshtuar, ka thënë ai.

Mes koalicionit PDK-LDK ka hapësirë të veprohet pak më mirë. Deri tani ka pasur pakënaqësi nga të dyja palët sepse është natyra e organizimit dhe veprimit, por unë po besoj që si koalicion do ta kalojë lumin figurativisht deri në zgjedhjet e ardhshme dhe të përmirësojë qeverisjen në fushat që kanë shumë vërejtje. Lufta për korrupsion duhet të jetë e pamëshirshme ndaj secilit njeri në Kosovë kushdo qoftë ai. Gjithashtu vend për përmirësim kanë arsimi dhe shëndetësia, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme