Haliti: S’ jam i implikuar në tregtinë me certifikata të veteranit të UÇK-së

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 11:55 | Nga

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “s’ jam i implikuar në tregtinë me certifikata të veteranit të UÇK-së”, njofton Klan Kosova.

“Dje (e mërkurë), disa media kanë raportuar sikur qenkam i implikuar në rastin e tregtisë me certifikata të veteranit të UÇK-së. Ky raportim nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën faktike”, ka shkruar ish-pjesëtari i UÇK-së.

“Personat që përfliten në këtë rast, për mua janë thjeshtë të panjohur. Për ta nuk kam dëgjuar asnjëherë më parë. Ftoj publikisht edhe prokurorinë që të deklarohet për këtë rast dhe të bëjë sqarimet e nevojshme”.

“Duke e çmuar seriozitetin e çështjes, i bëj thirrje prokurorisë që të hetojë pa përjashtim çdo rast që ndërlidhet me keqpërdorime rreth certifikatës së veteranit të UÇK-së”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme