Haliti: Serbët duhet të kryejnë punën për të cilën paguhen

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 13:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Xhavit Haliti, ka thënë se deputetët e Listës Serbe duhet të kthehen në institucione dhe duhet të të kryejnë punën e vet për të cilën edhe paguhen.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online pas mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim ku u shqyrtua draft-agjenda dhe draft-programi për mbledhjen e tretë të përbashkët të KPSA-së që do të mbahet në Prishtinë më 20-21 prill 2017.

Prezent në komision ishte edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Haliti ka theksuar se kthimi i deputetëve serb është përshëndetur por nuk ka munguar as në diskutimet të cilat kanë pasur me shefen e BE-së.

“Kthimi i deputetëve serb në Kuvend nuk është çështje e komisionit, por megjithatë u përshëndet. Madje pat edhe diskutime që sa i përket kësaj se a duhet të dalin e të hyjnë për të penguar parlamentin apo duhet të qëndrojnë të kryejnë punën e vet për të cilën edhe paguhen”, tha Haliti.

Gjatë kësaj mbledhje u vendos që më 21 prill të këtij viti Parlamenti i Kosovës do të takohet më palën tjetër të Parlamentit Evropian.

Haliti, kryetar i këtij komisioni ka treguar që me Apostolovën kanë folur rreth pengesave që po I vnedosën Kosovës për liberalizimin e vizave.

“Gjatë kësaj mbledhje ne vendosëm për takimin e radhës i cili është më 21 prill mes parlamentit të Kosovës dhe atij Evropian. Gjithashtu gjatë këtij takimi ishte edhe znj. Apostolova me të cilën kemi folur rreth pengesave që po I vendosen Kosovës për liberalizimin e vizave. Ajo është shprehur e gatshme që t’i ndihmoj komisionit dhe të sheh mundësitë e ndihmesës të parlamentit më tutje. Ajo që është me rëndësi që folëm me zonjën Apostolova është se ajo ka qenë kryesuese e delegacionit të Bullgarisë dhe Komisionit për Stabilizim Asociim për një kohë të gjatë. Detajet dhe praktikat duhet t’i marrim nga vendet të cilat u janë bashkuar Bashkimit Evropian”,ka thënë Haliti.

I pyetur se a në mbledhjen e përbashkët me Parlamentin Evropian a do të flitet edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, Haliti tha se kjo është temë e sigurisë se për këtë mund të flitet edhe për ushtrinë.

“Ushtria është temë e sigurisë, dhe nëse flitet edhe për rrafshin e sigurisë në Kosovë, mund të flitet edhe për ushtrinë pse jo”, ka thënë Haliti.

Kjo mbledhje u mbajt pa praninë e mediave.

Të ngjashme