Haliti: S’pres epilog pozitiv për demarkacionin

Prishtinë | 20 Jan 2018 | 09:12 | Nga

“Me këto rrethana që kemi unë personalisht nuk pres që të kemi epilog pozitiv”.

Ky është vlerësimi i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës (nga radhët e PDK-së), Xhavit Haliti, lidhur me fatin e Demarkacionit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndonëse versioni aktual i kësaj marrëveshjeje, bashkë me raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare (i cili konstaton se humbet territor nga versioni i tanishëm) janë dërguar në Kuvend, Haliti ka thënë se ende nuk mund të dihet se kur kjo marrëveshje do të dalë para deputetëve për votim.

Haliti ka deklaruar se duhet të shihen se cilat mund të jenë pasojat po që se Demarkacioni del në votim dhe dështon të ratifikohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme