Haliti: Ushtrinë do ta bëjmë, i pelqeu apo jo Beogradit

Prishtinë | 02 Qer 2017 | 21:34 | Nga

Xhavit Haliti nga PDK, duke folur për koalicionet politike të bëra në vend, ka thënë se kanë krijuar e dy blloqe politike të paqena por interesante, e që sipas tij ata kanë qenë bashkë edhe në luftë, por edhe në procese tjera të rëndesishme për shtetin.

“Gara nuk është shqetesuese dhe secili pretendon me fitue”, ka thënë Haliti, duke treguar se qytetarët duhet të dalin në zgjedhje për shumë arsyje dhe se ata duhet me votu per ata njerez te cilet e meritojnë.

Ai ka permend periudhen e gazit të cilen e ka quejt të zezë, dhe se në ketë kohe nuk është lejua as fjala ku me ketë rast edhe janë dëmtuar proceset politike.

Haliti ka thënë se më mirë ka qenë me diskutue se sa me u gjuejt me gazë.

Derisa kur ka folur Haliti për Ushtrinë, ka thënë se do ta bëjnë atë i pelqeu anuk i pelqeje Listes Serbe apo Beogradit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme