Hamiti i përgjigjet VV-së që po i fajëson qytetarët: Po, ata janë përgjegjës që kanë zgjedhur qeveri të papërgjegjshme

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 22:11 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka reaguar në Facebook deklaratave të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë thënë se fajin për përhapjen e virusit Korona e kanë qytetarët.

Ai ka thënë se rrjedhimisht dhe logjikisht kjo qendron, pasi sipas tij populli është përgjegjës që ka zgjedhur qeveri të papërgjegjshme.

“Fajtor populli, po thonë protagonistët e pushetit në Kosovë. Po, rrjedhimisht dhe logjikisht, populli është përgjegjës që ka zgjedhur këtë Qeveri të papërgjegjshme.”, ka thënë Hamiti.

Ndërkohë sot në Kosovë janë shënuar dhe 26 vdekje me virusin Korona dhe mijëra raste të reja.

Të ngjashme