Hamiti: Ka shenja që non-paper është i porositur nga Beogradi

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar Muhamet Hamiti ka komentuar dokumentin “non-paper’ që flet për zgjidhje në mes të Kosovës së Serbisë. Anëtari i LDK’së thotë se dokumenti duket se është i porositur nga Serbia.

“Ky është një lloj baloni testues, ka shumë shenja të një dokumenti të porositur praktikisht prej Boegradi. Do të ju pëlqente atyre ky dokument …fundja ata kërkojnë zgjidhje që e dobësojnë sovranitetin e Kosovës, në këtë rast e bëjnë Kosovën jofunksionale’, thotë Hamiti në Pressing.

“Vuçiq tash luan me këtë kartën sikur i intereson zgjidhja e këtij problemi. Në të vërtetë ai me gjasë nuk është i interesuar, të paktën në këtë fazë. Bën qyfyre të tilla. Këto janë të këqija, bëhen si balona testues”, theksoi ai.

Të ngjashme