Hamiti: Kurti e donte pushtetin krejt dhe drejt, tash le të merret me Serbinë

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 21:19 | Nga Ekonomia Online

Profesori Muhamet Hamiti ka folur për dialogun me Serbinë dhe qasjen e qeverisë së Kosovës ndaj këtij procesi. Duke folur për ‘non-paperin’ e publikuar, Hamiti thotë se Kurti tash do të përballet me realitetin.

“Qeveria ka bërë propagandë 5-6 muaj se do të vinte dhe do ta merrte pushtetin “krejt dhe drejt’ dhe madje kishte kritika për mënyrën se si qeveria e mëhershme kishte drejtuar dialogun sepse ky dialog do të rinisë, nuk do të nisë. Do të rinisë”, tha Hamiti në Pressing.

“Tani pa dhënë ide të mëdha, një retorikë të themi nacionaliste, pak a shumë me një temperaturë të madhe që i duhej për indoktrinim të votuesve, tashti ballafaqohet me realitetin. Realiteti është se e ka përmendur dialogun si prioritetin e pestë apo të gjashtë, gëzoheshin analistët dhe përkrahësit e tij të zjarrtë kur tha se ndoshta e katërta bën. Në të vërtetë po shihet se në këto 30 apo 40 ditë s’e ka asnjë prioritet. A s’ka plan të qeverisë, program të qeverisë, as s’ka asgjë derisa po i imponohet dialogu si prioritet i parë prej ndërkombëtarëve, BE’së dhe SHBA’së”, shtoi ai.

Të ngjashme