Hamiti: Marksizëm-leninizmi, kombëtarizmi e islamizmi, bashkim i çuditshëm

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 23:14 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar, Muhamet Hamiti, duket se e ka thumbuar Vetëvendosjen se në radhët e saj ka një përzierjen ideologjike mes marksizëm-leninizmit dhe kombëtarizim-islamizmit.

Hamiti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se komentin e ka për reflektim personal, jo për komentim.

“Marksizëm-leninizmi dhe kombëtarizëm-islamizmi — bashkëdyzim i çuditshëm. (Thjesht për përsiatje; jo për komentim këtu.)”, thuhet në postimin e Hamitit.

Marksizëm-leninizmi si ideologji shquhet për përqafimin e ateizmit, si dhe i bën kundërshti religjionit. Madje, përfaqësues së kësaj ideologjie thonë se feja është “opium” për popullin, shkruan Metro.

Reagimi i profesorit Hamiti vjen pas lajmit të kalimit të hoxhës Mustafë Bajrami në Vetëvendosje. Njoftimi u bë me dije nga vetë kreu i partisë.

Të ngjashme