Hamza: Absurde të ndahen para për veriun e jo për shëndetësinë

Prishtinë | 06 Maj 2021 | 16:18 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se është absurde votimi pro rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi nga deputetët, që KOSTT-it t’i mbulohen shpenzimet prej 11 milionë euro, për energjinë në pjesën veriore të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Hamza ka thënë se ky veprim nuk ka bazë ligjore sepse Kuvendi nuk ka drejtë që mbi bazën e legjislacionit në fuqi të ndërhyjë në menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje.

Më tej, ai theksoi se Kosova ka shpenzuar për dy vite 21 milionë euro për pagesën e rrymës në veri të vendit.

“E para ky vendim është në kundërshtim me Ligjin pasi KOSTT është ndërmarrje publike ku aksionari i ushtron të drejtat e veta përmes Kuvendit të Kosovës”.

“Kjo ndërmarrje e ka Bordin dhe Kuvendi nuk ka të drejtë të ndërhyjë në menaxhimin dhe afarizmin e kësaj ndërmarrje. Ne e kemi një vendim të gjykatave që qytetarët e pjesëve tjera të Kosovës nuk është e drejtë me u ngarku me pjesën e rrymës në Veri”.

“Është absurde të thuhet që në mungesë të mjeteve financiare të zvogëlohen pensione e të mos ndahen për shëndetësi para, por merren vendime që KOSTT të autorizohet për këtë mbulueshmëri”.

“Qeveria mos të fshihet por të marr përgjegjësi, mos të merret me fjalime populiste. Jo Kuvendi të shndërrohet në një institucion që nuk i respekton ligjet. Me paratë e qytetarëve të Kosovës po paguhen shpenzimet në Veri. Vitin e kaluar janë paguar 10 milionë këtë vit 11milionë, nuk është e drejtë të paguhen 21 milionë”.

Të ngjashme