Hamza: Enver Hoxhaj do t’i ketë mbi 170 mijë vota

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se shkuarja në Hagë e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, e ka mobilizuar elektoratin e subjektit që përfaqëson.

Ai në Rubikon po deklaron se në këto zgjedhje do të vërehet mungesa e tyre, por që PDK, do të dalë më mirë edhe sesa në herët e kaluara, njofton Klan Kosova.

”Edhe Thaçi edhe Veseli janë dy figura emblematike për PDK-në, dhe jo vetëm për PDK-në, por edhe për Kosovën janë në mungesë. Por kjo është duke u përthyer edhe në përkrahje për PDK-në nga elektorati i PDK-së”.

”Dhe njerëzit për një arsye apo arsye tjetër, të pasivizuar, janë kthyer në përkrahje të plotë drejt Partisë Demokratike të Kosovës”.

”Kjo do të ketë edhe efektin e vet që do ta mobilizojë elektoratin e PDK-së, edhe atë pjesën e heshtur të PDK-së, ku do të dalë më mirë sesa në zgjedhjet e kaluara”.

Tutje ai theksoi që për fitore të PDK-së, meritor do jetë edhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, për të cilin tha se posedon të gjitha atributet prej një kryeministri, njofton Klan Kosova.

”Përtej kësaj ne bazohemi edhe në kandidatin tonë për kryeministër, i cili ka të gjitha atrubutet që duhet t’i ketë një kandidat për kryeministër”.

”Edhe anën akademike edhe anën edhe përvojën politike dhe institucionale dhe ka një program dhe një ekipë e cila garanton zbatimin e atij programi. Sepse pa ekipë nuk mund të kemi zbatim të mirë të programit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme