Hamza: Ligji për Rimëkëmbjen nuk po zbatohet

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 11:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në emër të PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar që nga Qeveria ta respektojë Ligjin për Rimëkëmbje ekonomike, në interpelancën me ministrin e Financave lidhur me gjobat për bizneset gjatë pandemisë.

Ai ka thënë se ky ligj nuk po zbatohet edhe pse është në fuqi, raporton Ekonomia Online.

“Gjendja me ekonominë është e rëndë. E para për shkak të pandemisë, e dyta për shkak të mos ndihmës nga qeveritë e kaluara. Gjykata Kushtetuese ka shpallë antikushtetuese vendimet e qeverisë, jam i bindur se ka disa gjoba të shqiptuara atë herë me këto vendime”.

“200 milionë euro kontribute financiare për bizneset, 30 milionë euro për të punësuarit që kanë humbur vendet e punës nga pandemia. Lirimi nga TVSH-ja për lëndën e parë. Qe sa muaj ky ligj nuk zbatohet, pse ministër nuk po zbatohet? Nuk mund të themi që ‘jemi pro biznesit, por nuk respektojmë ligjin që i ndihmon ato”, ka thënë ai.

Të ngjashme