Hamza: PDK-ja është pro këtij mocioni, s’po mundemi me rrëzu Qeverinë Hoti

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se dëshirojnë ta rrëzojnë Qeverinë Hoti, por nuk po munden.

Hamza tha se nëse ka garancion se ka vota të mjaftueshme atëherë munden me rrëzu Qeverinë Hoti.

“Se spo mujm. Kjo është punë matematike, 61 vota duhet me i pas për me rrëzu. Ka moment kur ki garanca që i ki 61”, tha Hamza në Debat Plus.

Ai tha se le ta sjellin në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti, atëherë PDK-ja do të votojë pro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme